Dita Botërore e UFO-ve

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:18 | Nga

Çdo vit me datën 2 korrik njerëzit mblidhen për një festim të çuditshëm. Entuziastët e jashtëtokësorëve janë duke u përgatitur që sot të shënojnë këtë datë.

Dita Botërore e UFO-ve shënohet çdo vit, që nga fillimi i festës nga themeluesi dhe kryetari i qendrës për kërkime rreth UFO-ve, Haktan Akdogan në vitin 2001.

Ekzistenca e UFO-ve dhe në përgjithësi jashtëtokësorëve është një temë e debatuar ashpër mes atyre që besojnë në alienët dhe shkencëtarëve.

Dita Botërore e UFO-së supozohet të jetë një ditë për të gjithë që të ndalojnë dhe të peshojnë mundësinë që nuk jemi vetëm në univers.

Një pjesë e njerëzve këtë ngjarje e shënojnë me 24 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme