A e dini se “Mercedes” mban emrin e një vajze hebreje

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 21:51 | Nga

Si iu vendos emri makinës së famshme gjermane nga kompania gjermane Daimler-Motoren-Gesellschaft

“Mercedes-Benz” është sot një nga markat e makinave më të rëndësishme në botë, por jo të gjithë ndoshta e dinë se emri “Mercedes” është emri i vajzës së Emil Jellinek, një diplomati dhe biznesmeni me origjinë hebreje, i cili së bashku edhe me Daimler Motoren Gesellschaft në vitin 1902 hodhi në treg makinën e parë “moderne” Mercdes 35hp.

Jellinek u lind në Leipzig, Gjermani dhe ishte djali i Adolf Jellinek, një rabini të mirënjohur çeko-hungarez dhe tepër aktiv në komunitetin e hebrenjve të Leipzigut dhe Vjenës.

Kur ishte 19 vjeç (1872), Jellinek u zhvendos në Francë, ku falë një lidhje të atit të tij, ai mori një detyrë diplomatike në Marok, ku u takua edhe me gruan e tij të ardhshme Rachel Cenrobert, një franceze me orgjinë nga hebrenjtë sefardikë.

Vajza e tij, Mercedes, lindi pas dy djemve, më 16 shtator 1889, dhe emri Mercedes do të thotë “favor”, “mirësi”, “bekim” në spanjisht.

Kompania e sigurimeve dhe tregtia e shitjes së aksioneve të Emil Jellinek ishte shumë e suksesshme, duke i krijuar atij lidhje të rëndësishme ndërkombëtare biznesi, ndërkohë që u bë Konsulli i Përgjithshëm i Austrisë në Nisë.

Ai filloi të shiste makina për aristrokatët europianë, që shpenzonin shpenzimet dimërore në rajonin e njohur francez, pasi kishte krijuar lidhje me prodhuesit e makinave franceze. Jellinek shiste rreth 140 makina në vit dhe i quante ato “Mercedes”. Ishte një biznes më fitimprurës se nga puna e tij me kompaninë e sigurimeve.

Daimler-Motoren-Gesellschaft (DMG) e furnizoi Jellinek me 10 automjete që në fillim të vitit 1899. Emil Jellinek kërkoi nga  DMG për automjete gjithnjë e më të fuqishme dhe të shpejta dhe gjithashtu hyri në gara me ta – më së shumti Java e garës së bukur – ku u shfaq nën një pseudonim: ai përdorte emrin e vajzës së tij. Sukseset që ai arriti do të thoshte se emri ‘Mercedes’ ishte tashmë në buzët e të gjithëve në qarqet e automobilave, edhe atëherë.

Tipik hebre, ai studionte çdo informacion në lidhje me automobilat, çka e ndihmonte të ishte një shitës i suksesshëm, edhe i makinave katërvendëshe të prodhuara nga kompania gjermane “Benz”.

Jellinkek ishte një admirues i punës së dizenjuesit të automobilave gjermanit Wilhlem Maybach, i konsideruar në botën e makinave si “King of Designers”. Maybach punonte së bashku me Gottlieb Daimler, për të zhvilluar modele të ndryshme makinash.

Në prill 1900 pseudonimi ‘Mercedes’ u bë një emër produkti. Jellinek dhe DMG përfunduan një marrëveshje që mbulon shitjen e automjeteve dhe motorëve, duke rënë dakord gjithashtu për të zhvilluar një formë të re motorësh që do të mbante emrin “Daimler-Mercedes”.

Në vitin 1902, Wilhelm Maybach ndërtoi një makinë sipas specifikimeve të ideuara nga Emil Jellinek, pikërisht modelin e quajtur “Mercedes”, i cili u shndërrua në një nga makinat më të shitura në atë kohë.

Më 23 qershor 1902 “Mercedes” u regjistrua si një emër marke.

Sot, Mercedes-Benz është një markë globale automobilash e kompanisë gjermane Daimler AG. Brandi njihet për makinat luksoze, autobuzet, kamionët. Slogani i brandit është “the best or nothing”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme