E pabesueshme! Një 101-vjeçare italiane lind fëmijë

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 22:33 | Nga

Anatolia Vertadella, një 101 vjeçare italiane ka sjellë në jetë një fëmijë që peshon 4 kilogramë.

Kjo është bërë e mundur pas një transplanti të vezoreve edhe pse mjekët ishin shumë skeptik rreth kësaj, ky transplant ishte shumë i rrezikshëm për shkak të moshës së saj.

Procedura ishte e paligjshme por është kryer në një klinikë private, emrin e së cilës nuk dëshiron të bëjë të ditur 101-vjeçarja italiane.

“Unë jam shumë mirënjohëse për gjithë ekipin mjekësor që vendosen për operacionin”, shprehet ajo me lot në sy.

“Gjithashtu unë jam mirënjohëse ndaj tyre që tani kam edhe një fëmijë. Është si një bekim për mua, një shenjë nga krijuesi”.

Vertadella në moshën 48-vjeçare ishte diagnostifikuar me kancer të vezoreve dhe që prej asaj dite i’u është lutur zotit të ketë edhe një fëmijë. Por, kjo iu bë e mundur vetëm pas më shumë se gjysmë shekulli.

Ajo ka edhe 16 fëmijë të tjerë, ndërsa ky është i 17-ti me radhë.

Të ngjashme