Elon Musk dëshiron të bashkojë trurin e njeriut me kompjuterin

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 19:44 | Nga

Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka lançuar një kompani të quajtur “Neuralink” përmes të cilit kompjuterat mund të bashkohen me trurin e njeriut, raporton Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Neuralink po ndjek atë që Musk e quan teknologjia “nervore lidhëse “, duke implementuar elektroda të vogla në tru që një ditë të mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë mendimet.

Musk nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar, por Neuralink është regjistruar në Kaliforni si një kompani “hulumtuese mjekësore” Korrikun e kaluar dhe ai ka në plan ta financojë kompaninë më së shumti vetë, tha një person i informuar mbi këtë çështje.

Është e paqartë se çfarë lloj produktesh do të krijojë Neuralink, por njerëzit të cilët kanë patur diskutime me kompaninë përshkruajnë një strategji të ngjashme si ajo e lëshimit në hapësirë të kompanisë SpaceX dhe Tesla.

Në javët e fundit, Neuralink ka punësuar edhe akademikë udhëheqës në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme