Fansi paguan 160 mijë $ për të shikuar Game of Thrones në shoqërinë e Emilia Clarke

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 17:55 | Nga

Një fans anonim i “Game of Thrones” ka paguar 160.000 dollarë në ankandin e Sean Pennit për të shikuar vetëm një episod të serialit të popullarizuar në shoqërinë e aktores Emilia Clarke – njëra prej yjeve kryesore të serisë televizive.

Është interesante se hamshori hollivudian, Brad Pitt, njëherësh një fans i madh i serialit, e ka nisur ankandin me 80.000 dollarë.

Në konkurrim me fansin e pasur, ai u desh ta ngrejë ofertën në 90.000 dollarë, pastaj në 120.000 dollarë.

Gjatë konkurrimit interesant, Emilia, e cila në serial luan rolin e Khaleesit, qeshte në publik.

Ankandi i Sean Pennit është organizuar në Milk Studios në Los Angeles. Të gjitha paratë e grumbulluara do të dhurohen për qëllime humanitare përmes organizatës Haitian Relief.

Në ankand ishin të pranishëm shumë pasanikë dhe personalitete të njohura, si Jeff Bezos Lena Dunham, Arnold Schwarzenegger, Jason Segel, Connie Britton, Patricia Arquette, Mark Burnett, Roma Doëney e Leonardo DiCaprio.

Me këtë rast, DiCaprios iu nda një çmim i veçantë për angazhimin e tij kundër ndryshimeve klimatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme