Fëmija i parë pa gjini në botë (Video)

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 18:54 | Nga

Një fëmijë tetë muajsh në Kanada duket se do të jetë fëmija i parë pa identitetet gjinor. Ky është rasti i parë i këtij lloji dhe kërkesa është kryer nga prindi i fëmijës.

Prindi, Kori Doty, është një transgjinor që nuk e identifikon vetes as si mashkull dhe as si femër. Në kartën e tij shëndetësore është shënuar një “U”, që do të thotë e “papërcaktuar”.

Kori është angazhuar aktualisht që fëmija të mos ketë gjini edhe në certifikatën e lindjes, si pjesë e përpjekjeve për të hequr seksionin e gjinisë në dokumentet zyrtare, transmeton oranews.

“Unë e ngre Searyl deri në atë mënyrë sa ta bëjë që kuptojë atë që ai ndihet me të vërtetë. Ai duhet të jetë jashtë kufizime të kutisë së vajzës apo djalit”, tha prindi, që në këtë rast nuk mund të quhet as nëna dhe as babai.

Provinca British Columbia në Kanada është e para që lëshon një dokument të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme