Fëmijët afrikanë “sakrifikohen” për Iphone-t e Samsung-ët tuaj

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Të mbuluar nga koka deri në këmbë me baltë, qindra punëtorë kalojnë 12 orë në ditë duke gërmuar për të nxjerrë koltan, një përçues magjik që fuqizon iPhone Samsung Galaxy dhe celularët tjerë, afrikanët duhet të punojnë si në shekullin e 19-të.

Ata nxjerrin depozita të çmuara natyrore, që mundësojnë botën teknologjike, rrjetet sociale dhe internetin të funksionojnë.

Duke mbushur thasët e orizit me këtë material, punëtorët më pas bartin thasët mbi supet dhe kokat e tyre në një metodë primitive për në një pritë primitive me gurë dhe rërë, aty ku kalon uji.

Duke e larë dhe filtruar me dorë, ata ndajnë mbeturinat nga materiali. Ky material, i nxjerrë nga miniera Luvov, arrin në Republikën Demokratike të Kongos, aty ku më pas bëhet gati për t’u shitur.

MailOnline ka raportuar për sfidat unike me të cilat përballet ky komb i trazuar. “Materialet që mundësojnë që celularët tuaj të funksionojnë vijnë nga miniera jonë”, tha Jotham Uvemeje, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Minatorëve “Cooperamma” .

Kur rafinohet, koltani bëhet tantal metalik, një pluhur i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë që mund të mbajë mbushje të lartë elektrike, vendimtar për qarqet elektrike që i mbajnë gjallë celularët tanë, laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike.

Kjo minierë, e krijuar në krye të një mali në zemër të Afrikës, është një nga vendet e pakta në botë ku gjendet ky material i rrallë.

Të ngjashme