Ferrari i 1963-ës shitet 70 milionë dollarë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:54 | Nga

Një Ferrari e prodhuar 55 vite më parë ka ndryshuar historinë duke u shitur për plot $70 milionë. Makina në fjalë është një Ferrari 250 GTO i vitit 1963.

Ky model, i njohur edhe si “Holy Grail” i makinave, fitoi Tour de France në vitin 1964. Ajo ka një shpejtësi maksimale prej rreth 280km/orë dhe janë prodhuar vetëm 39 të tilla (mes viteve 1962 deri në 1964).

Kjo makinë ka qenë “rezidente” në Gjermania deri më tani, por, ka marrë pjesë në evente rreth e rrotull globit.

E shitur për plot70 milionë dollarë, ajo theu rekordin e një tjetër Ferrari 250 GTO. Binjakia e saj u shit për rreth 50 milionë dollarë. Pra, rreth 20 milionë dollarë më pak.

Marcel Massini, historiani i njohur i Ferrari, e përshkroi këtë model specifik si 1 nga 4 modelet më të mira në botë. Massini, është “babai” i kompanisë kur vjen puna tek historia. Koleksionistët përdorin raportet e tij kur duan të blejnë një makinë.

Ai gjithashtu shtoi se ky model, mund të shitet edhe për 100 milionë dollarë për më pak se 5 vitet e ardhshme.

Në vitet ’90, kjo makinë është restauruar nga DK Engineering në Hertfordshire, në Britani. James Cottingham, specialist shitjes pranë kompanisë tha se, “Ky model është padyshim një nga egzemplarët më të mirë të 250 GTO përsa i përket historisë dhe origjinalitetit. Periudha e saj në kompeticione ishte shumë e mirë. Fitoi Tour de France dhe në vendin e 4 në LaMans. Rezultate të konsiderueshme këto. Skuadra e saj ishte Ecurie Francorchamps, një skuadër e spikatur kjo. Makina kurrë nuk ka pësuar ndonjë aksident dhe është tërësisht origjinale”.

Ferrari 250 GTO është një nga makinat klasike më të kërkuara, për shumë e shumë arsye.

Mendohet që blerësi të jetë biznesimeni amerikan David MacNeil, themelues i WeatherTech.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme