Fiton lotarinë dhe lë punën, por Amazon mendonte se ishte shaka

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Dean Weymes-it i priu fati, por ai e pati të vështirë të bindë Amazon, punëdhënësin e tij, se nuk po gënjente.

Weymes, deri vonë, ishte një punonjës i ekipit të transportit në Mbretërinë e Bashkuar, por shpejt pasi shkoi në punë më 30 Korrik, ai kontrolloi numrat e tij të lotarisë – dhe pa se kishte fituar Lotarinë Kombëtare “Set For Life”. Ai vendosi të shkojë në shtëpi i sëmurë atë ditë.

Të nesërmen, ai e la punën e tij. Në plotësimin e dokumenteve me Përgjegjësinë e Burimeve Njerëzore, atij iu kërkua të plotësojë një formular që të shpjegojë pse po largohej nga puna.

“Unë shkrova” fitova Lotarinë”, dhe ata menduan se po bëja një arsyetim me shaka,” tha Weymes për Daily Mail.

Në të vërtetë ai nuk ishte duke bërë shaka.

Weymes do të marrë 10,000 £ (afërsisht 12,000 dollarë) çdo muaj për 30 vitet e ardhshme. Ai thotë se planifikon të ndjekë ëndrrën e tij për tu bërë skenarist tani që është pavarësuar financiarisht. (Paratë do të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në mbështetjen e vëllait të tij, i cili është i prekur me autizëm.)

Amazon e mori konfuzionin e saj me humor të mirë, duke e uruar Weymes dhe duke thënë se shpreson që ai shumë shpejt të shkruajë diçka për Amazon Studios.

Të ngjashme