Fizikanët me ide të re për udhëtimin më të shpejtë se drita

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Mund të kemi robotë dhe realitet virtual, por një tjetër arritje shkencore e ka shmangur përparimin teknologjik: udhëtimin më të shpejtë se drita.

Ky mospërparim, megjithatë, nuk mund të zgjasë përgjithmonë, sipas një artikulli të ri në “New York Times”. Edhe pse një version praktik është ende larg, fizikanët janë gjithnjë e më optimistë – të paktën në nivel teorik – për një teknologji hipotetike më të shpejtë se ajo e dritës të cilën ata e quajnë “warp bubble” (flluskë deformuese).

Sipas Miguel Alcubierre, drejtor i Institutit të Shkencave Bërthamore të Universitetit Autonom Kombëtar të Meksikës, flluska deformuese do ta kompresonte hapësirën përpara një fluturakeje, duke e zgjeruar hapësirën prapa saj. Në fakt, tha ai për “Times”, flluska do ta anashkalonte ligjin e relativitetit të përgjithshëm, i cili përcakton se asgjë nuk mund të lëvizë më shpejt se shpejtësia e dritës.

Kjo nuk është ide e re – e kemi mbuluar më parë – por fizikanët e kanë rishikuar vazhdimisht sasinë e parashikuar të energjisë që nevojitet. Në fillim ata menduan se do të nevojitej më shumë energji sesa përmban i gjithë universi. Pastaj e reduktuan atë në masën e Jupiterit, të konvertuar në energji. Tani disa dyshojnë se do të nevojitet energjia që përmbahet vetëm në një apo dy ton të masës..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme