Foshnja sfidon mundësitë astronomike, një në 48 milionë lindje

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 19:20 | Nga

Një foshnje nga Australia sapo ka sfiduar rastësitë astronomike të një në 48 milionë lindjeve, duke lindur në të njëjtën datë me prindërit.

Çifti Caitlin dhe Tom Perkins, nga Queensland, janë lindur në të njëjtën ditë (16 gusht 1986), me vetëm 50 minuta diferencë. Vajza e sapolindur e çiftit, Lucy Marie Perkins, ka ardhur gjithashtu në jetë më 16 gusht 2016, 30 vite më vonë. Një rast i tillë ndodh vetëm në një në 48 milionë lindje.

Më e vogla e familjes Perkins pritej të lindte javën në vijim, por ajo ka ardhur në jetë në të njëjtën ditë kur prindërit e saj kishin ditëlindjen.

Rasti është bërë publik nga mjeku obstetër gjinekolog i znj. Perkins, dr. Brad Robinson, i cili shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook:

“Mbajeni telefonin! Nuk do ta besoni këtë histori! Këta janë Caitlin, Tom dhe vogëlushja e tyre Lucy. Çifti mbushi 30 vjeç dje. Kanë lindur më 16/08/86, me vetëm 50 minuta diferencë.

Gjejeni kush tjetër e ka ditëlindjen me 16 gusht? Lucy gjithashtu ka lindur në të njëjtën datë me prindërit e saj.

Shanset që të ndodh një gjë e tillë janë një në 48 milionë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme