Gara ku pjesëmarrësit hanë speca djegës dhe qëndrojnë në ujë të ftohtë (Foto)

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 12:33 | Nga

Disa gra dhe burra kanë marrë pjesë në garën e specave të djegës dhe fuçive me ujë të ftohtë, që është zhvilluar në Kinë.

Pjesëmarrësit e ‘Festës së Djegësisë dhe Akullit’, që është zhvilluar në Hangzhou të provincës Zheijang, kanë qëndruar në ujë të ftohtë derisa hanin perimet pikante, transmeton Telegrafi.

Ata është dashur të hanë sa më shumë nga këta speca, derisa qëndronin në fuqitë me ujë në të cilat hidheshin kube të zakonshme akulli.

Shumica e pjesëmarrësve e kanë lëshuar garën, meqë nuk mund të duronin dallimet e mëdha mes perimeve pikante që përtypnin, të ftohtit nga uji, si dhe temperaturën e ambientit që ishte rreth 40 gradë Celsius.

Shumë njerëz e kanë shikuar nga afër garën e tyre, derisa ata hanin lloje të ndryshme të specave, ndërsa iu vihej akull krahëve dhe iu binin vrushkujt e ujit të shatërvanëve.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme