Gjejnë biletën fituese të 1 milionë dollarëve të blerë para një viti

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Një çift kanadez ka marrë çmimin e fituar të llogarisë vetëm 3 ditë para se të skadojë bileta e tyre.

Nicole Pedneault dhe Roger Larocque kanë blerë biletën e llogarisë Loto-Quebec në Ditën e të Dashuruarve gjatë vitit të kaluar dhe kanë harruar krejtësisht atë.

Pastaj Pedneaut e ka gjetur atë gjatë vikendit të kaluar, në një libër të vjetër të saj, transmeton koha.net.

Nëse ata nuk do ta merrnin çmimin deri këtë të premte, ai do të skadonte.

Çifti nga Quebec kanë marrë 1 milionë dollarë kanadez në Montereal.

Fituesit në këtë lotari kanë një vit kohë për të marrë çmimet e fituara, përndryshe ato skadojnë.

Zonja Pedneault ishte duke kërkuar nëpër suvenire që ky çift i kishin blerë gjatë një tripi në Japoni për të ndihmuar nipin e tyre për një projekt shkollor.

Ajo pastaj e ka vërejtur një biletë lotarie në mes të faqeve të një libri.

“Nëse nipi im nuk do të kërkonte që të huazonte këto gjëra për projektin e tij në shkollë, unë kurrë nuk do ta gjeja biletën në kohë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se biletën e kishin blerë për Ditën e të Dashuruarve si dhuratë, në vend të “luleve e çokollatave”.

Të ngjashme