Gjërat që duhet t’i bëni sa jeni ende të rinj

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Rinia është kohë e energjisë së mahnitshme dhe veprimeve spontane. Është një periudhë ku koha ecën ngadalë dhe duket se çdo gjë përpara është shumë larg dhe se jeta do të jetë e përhershme.

Shpeshherë ne i themi vetes, “Jam ende i ri, kam kohë të udhëtojë, të mësoj gjuhë të huaja, të gjejë dikë të veçantë…” Por, shpeshherë e shohim se koha kalon më shpejt sesa që ne mendojmë.

Prandaj, mos e shpenzoni kohën gabimisht duke ëndërruar për jetën – jetoni ëndrrat.

Shikoni lindjen e diellit në një vend të pazakonshëm
Qoftë nëse është Troll’s Tongue në Norvegji, një ishull i vogël në oqean apo tavani i një ndërtese të lartë në qytetin e lindjes, çdo vend funksionon. Thjesht lini shtratin me rrezet e lehta të diellit në mëngjes dhe mos harroni të shprehni një dëshirë kur fillon dita e re.

Udhëtoni
Thonë se njerëzit që shpenzojnë para për udhëtime në vend të rrobave dhe gjërave tjera të parëndësishme, janë shumë më të lumtur. Shpeshherë edhe një udhëtim i vogël në një qytet fqinj mund ta hapë një botë të re për ju, e lëre më vizitimi i shteteve të huaja.

Gjeni kohë për vëllanë apo motrën më të vogël
Vëllezërit dhe motrat e mëdha kanë gjithmonë gjëra për të bërë, por asnjëherë nuk do të pendohen për kohën që e kalojnë me vëllezërit dhe motrat e tyre më të vogël. Ata rriten shumë shpejt, dhe mund ta zbuloni se keni shumë të përbashkëta.

Pushtoni frikësimet që i keni
Frika ndaj errësirës, lartësive apo ujit janë shumë të zakonshme. Por, është më mirë t’i sfidoni fobitë që i keni dhe të bëheni më të fuqishëm dhe të lirë.

Gjeni kohë për të mësuar
Provimet vinë më shpejt sesa ç’mund të mendoni. Mos jepni arsyetime të kota për të vonuar përgatitjen tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme