Gratë paguhen nën mesatare

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Në vitet e fundit ka pasur gjithmonë debate në lidhje me diferencat e mëdha të pagesës që marrin meshkujt dhe femrat, për të njëjtin pozicion pune apo brenda së njëjtës kompani.

Femrat jo vetëm paguhen më pak por janë ato që ankohen më pak për këtë gjë.

Sipas disa studimeve, mbarëbotërore, dy të tretat e njerëzve që paguhen më pak se normalja janë femrat, duke u bërë numri kryesor i njerëzve që paguhen nën minimumin e mundshëm. Dhe për këtë nuk është se ankohen.

Madje ky boshllëk që ekziston mes pagesës në bazë gjinore, është i madh edhe mes personazheve të famshëm.

Sipas BBC prezantuesit më të paguar meshkuj arrinin të ardhura vjetore që shkonin rreth 5.5 milion paund, ndërsa femrat, në të njëjtën situatë brenda BBC, arrin të ardhura vjetore rreth 1.7 milion paund.

Këto të dhëna nga BBC, të lidhura drejtpërdrejt me punonjësit e saj, është një tregues i qartë i asaj që shkencëtarët kanë kohë që po mundohen të vërtetojnë nëpërmes studimeve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme