Gruaja e cila nuk ka konsumuar ujë për një vit

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Një nutricioniste që pretendon të mos ketë konsumuar ujë për një vit, ka ngjallur reagime të shumta në internet. duke sugjeruar që agjërimi i saj afatgjatë pa ujë ka përmirësuar shumë shëndetin dhe mirëqenien e saj.

35 vjeçarja Sophie Partik dikur vuante nga sytë e fryrë, alergjitë ushqimore, probleme me lëkurën dhe problemet e tretjes, por ajo pretendon se të gjitha këto probleme u zhdukën kur filloi atë që e quan, agjërim i thatë.

Ajo nuk përdor asnjë lëng për 13-14 orë në ditë, derisa lëngu që vjen nga frutat dhe perimet është i vetmi që e shoqëron për të zëvendësuar ujin.

Ndërsa, periudha më e gjatë e saj pa konsumuar lëngje ka qenë plot 52 orë.

Sophie, nuk ka pirë ujë në shishe ose rubinet për një vit dhe pretendon se nevoja për ujë është vetëm në kokat tona.

Partik, e cila ka mbi 18,000 ndjekës në Instagram, këshillon njerëzit që duan të provojnë agjërimin e thatë, por që së pari ta përgatisin trupin e tyre me fruta dhe lëngje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme