Hapet zyrtarisht ura më e gjatë në botë për këmbësorët

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Me më shumë se gjysmë kilometri të gjerë, ‘516 Arouca’ në Portugali është ura e pezullimit për këmbësorët më e gjatë në botë. Megjithëse ndërtimi i urës kishte përfunduar për disa kohë, ajo u hap zyrtarisht për publikun të enjten.

Emëruar pas gjatësisë 516 metra, ura varet rreth 175 metra mbi lumin Paiva në veri të vendit. Ndërsa lartësia mund të jetë frikësuese për disa, banorët lokalë të cilët ishin të parët që e përshkuan atë e shijuan përvojën e tyre.

Një shfaqje mode u mbajt në urë për të festuar përurimin e saj, sipas Visit Portugal.

“Ju këshilloj fuqimisht të vini edhe nëse, si unë, keni frikë nga lartësitë. Duhet ta pranoj që nuk kam vuajtur aspak nga ajo gjatë kalimit”.

Reklamë

Portugalia ka vjedhur kurorën nga Zvicra për urën më të gjatë për këmbësorë duke kaluar urën e këmbëve Charles Kuonen në Alpet Zvicerane.

Të ngjashme