Historia e tmerrshme e fotos nga Japonia

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 00:45 | Nga

Duket si një foto normale, ku një nga vëllezërit, edhe pse në moshë të vogël, është duke mbajtur në shpinë vëllanë tjetër, i cili ka anuar paksa kokën dhe duket sikur po fle.

Në të vërtetë nuk është aspak duke fjetur, por djali në kurriz ka ndërruar jetë. Vëllai i tij 10-vjeç që e mban në shpinë po pret që ta varrosë.

Kjo foto është shkrepur nga Joe O’Donnell, fotoreporterit amerikan që punoi për Agjencinë e Lajmeve të Shteteve të Bashkuara në vitin 1945. Ai ishte dërguar në Japoni për të dokumentuar efektet e dy bombave atomike, në Hiroshima dhe Nagasaki.

“Vëllai vazhdoi të qëndronte i palëvizur për të parë gjithë skenën e djegies së trupit, pasi ia hoqën të voglin nga shpina. Nuk i lëvizi asnjë qerpik, i rridhte vetëm pak gjak nga buzët. Asnjë lot!. Në fund të procesit, u kthye të ikte njësoj siç erdhi”, kujton fotografi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme