Humbi unazën e fejesës në ujë, ia gjen policia

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 09:22 | Nga

Një grua është gëzuar pa masë pasi që ekipi i zhytësve policor ia ka gjetur unazën e fejesës e cila i kishte rënë në ujërat e Bristol të Anglisë gjatë një lundrimi me anije dy javë më parë.

Nicolla Hazell, ia kishte dhënë unazën një shoqeje për ta mbajtur në çantë që të mos i humbte por kur e kishte kërkuar nuk e kishte gjetur.

E dëshpëruar ajo kishte kontaktuar policinë, të cilët ishin pajtuar që ti ndihmonin për ta gjetur unazën e fejesës.

Zhytësit e gjetën atë në thellësi prej 25 metrash, në vendin ku Hazell kishte supozuar se e kishte humbur.

unaza_4351 unaza1 unaza3_4270

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme