I vendosin aparat dëgjimi: Shikoni si reagon kur dëgjon nënën

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 12:16 | Nga

Anabelle Lawrence, foshnja 3-muaj-she, i ka bërë të gjithë për vete me videon që tregon momentin kur asaj i flet e ëma. Mirëpo Anabelle, është një rast i veçantë, sepse ajo nuk ka lindur si fëmijët e tjerë.

Kjo video do jetë gjëja më e bukur që do shikoni sot.

E lindur me paaftësinë për të dëgjuar, vogëlushes iu rikthye dëgjimi ditën e mërkurë pasi mjekët i vendosën në të dyja veshët aparat dëgjimi.

Në video shfaqet e ëma, e cila e pyet Anabelle nëse mund ta dëgjojë duke shkaktuar kështu buzëqeshje por njëkohësisht dhe habi tek vajza 3-muaj-she.

Ajo duket teksa hap sytë në tentativë për të kuptuar nga vinë këta tinguj.

“Çdo gjë ka qenë shumë emocionuese. Fakti që tani mund t’i them vajzës time sa shumë e dua dhe ta di që ajo më dëgjon, është një lumturi e madhe për mua. Ju e patë dhe vetë sa e gëzuar ishte. Nuk ndaloj dot, dua të flas me të gjithë kohën. Dua të rifitoj muajt që kam humbur” shpjegon nëna e fëmijës.

Pajisjet e dëgjimit që i janë vendosur Annabelle-s janë të përkohshme. Ato do hiqen sapo ajo të mbushë 9 muaj.

https://www.youtube.com/watch?v=EMdPEJO1b1s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme