Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë fatin e sistemeve planetare

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Tashmë Inteligjenca Artificiale (AI) mund të parashikojë fatin e sistemeve planetare dhe të tregojë se cilat kanë mundësinë më të madhe për të mbijetuar, sipas studimit të udhëhequr nga Daniel Tamayo, në Univeristetin amerikan të Prinstonit.

Kjo gjë është e mundur në sajë të modelit të quajtur SPOCK (Klasifikuesi i Stabilitetit të Konfigurimeve Orbitale të Planetëve), i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

“Të jesh në gjendje të identifikosh se cilat sisteme planetare janë të qëndrueshme dhe cilat jo është një problem interesant dhe i vështirë “, vuri në dukje Tamayo.

Për të siguruar që një sistem planetar të jetë i qëndrueshëm, astronomët duhet të llogaritin lëvizjet e planetëve që e popullojnë atë dhe që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për miliarda vite, duke verifikuar stabilitetin e çdo konfigurimi të mundshëm, një sipërmarrje e penguar kjo nga pikëpamja e llogaritjeve.

Sidoqoftë, kjo është një llogaritje e rëndësishme, sepse ndihmon për të identifikuar se cilat sisteme planetare janë të destinuara të bëhen të qëndrueshme, si e jona dhe të mbijetojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme