Ishte një nga femrat më të bukura në botë, ndërsa tani nuk e njeh askush

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Yasmine Bleeth dikur ishte një nga femrat më seksipile në botë ndërsa më pas u tërhoq nga showbizi sepse, siç thotë ajo, u lodh nga të gjitha. Atë e mbajmë mend si seks bombë nga plazhi, por sot është thjesht vetëm një kujtim i largët dhe shumë atraktiv.

Ylli i “Baywatch” tani është 51 vjeç dhe duket sikur shumica e femrave në moshën e saj. Gjëja e fundit që ajo e xhiroi ishte 19 vjet më parë, dhe që nga ajo kohë pothuajse nuk është fotografuar fare.

Roli i lartpërmendur i kishte sjellë asaj vëmendje të madhe mediatike dhe një vend në top listat e femrave më seksipile në botë në gazetat “People” dhe “FHM”, shkruan KOHA Ditore. Kur karriera e saj ishte në kulminacion, Yasmine u përfshi në stuhinë e varësisë nga kokaina dhe alkooli.

Megjithatë, është shfaqur fotografia e saj e cila nuk gjason aq me bukurinë që e shihnim në plazh me kostumin e kuq për plazh.

Image

Ajo u paraqit për herë të parë në klinikë për rehabilitim nga varësia në vitin 2000 dhe atje u takua me bashkëshortin e saj aktual. Një vit më vonë, ajo pësoi një aksident automobilistik ndërsa policia në automobilin e saj e gjeti një pako me kokainë dhe ajo përfundoi në burg për pak kohë. Pas tre vjetësh, Bleeth iu tha mediave se ishte shëruar nga varësia e saj.

Të ngjashme