Ishulli i Fazanëve administrohet nga dy shtete (Video)

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 11:45 | Nga

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh lumi Bodasoa.

Në mes të këtij lumi që ndan Spanjën dhe Francën, gjendet një territor me status të veçantë – ishulli i Fazanëve, transmeton Telegrafi.

Ishulli i Fazanëve administrohet bashkërisht nga dy vendet. Cilësohet si territori më i vogël me një status të tillë. I shtrirë në 5 mijë metra katrorë, ky ishull gjashtë muaj i takon Spanjës dhe gjashtë tjerë Francës.

Në këtë ishull nuk ka kurrfarë monumente, përveç një pllake që flet për historinë e tij. Kjo pllakë simbolizon paqen dhe bashkëpunimin mes Francës dhe Spanjës.

Rreziku më i madh për këtë ishull ndoshta ka qenë zhdukja e tij. Sipërfaqja e tij është zvogëluar ndër shekuj për shkak të erozionit. Për këto dy vende janë dakorduar për forcimin e këtij ishulli përmes punës së përbashkët, që në fund ka rezultuar të jetë një mision i suksesshëm.

“Ajo çfarë bie më së shumti në sy në ishullin e Fazanëve është se në të nuk ka asnjë fazan”, kishte shkruar shkrimtari francez Viktor Hugo gjatë vizitës së tij në vitin 1843.

Emri i ishullit nuk përshtatet me realitetin, pasi që në të nuk ekziston as edhe një fazan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme