“Izolim” shpallet fjala e vitit 2020

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pasi rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë.

Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, ka thënë Collins.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4,000 një vit më parë.

Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “coronavirus”.

Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të coronavirusit, duke aplikuar kufizimeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij, përcjell rel.

Për coronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme