Ja çfarë zbulon gjatësia e trupit për shëndetin e një njeriu!

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 23:20 | Nga

Nuk ka një gjatësi perfekte për shëndetin. Disa centimetra më shumë ulin rrezikun e zhvillimit të disa problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër rrisin shanset për t’u prekur nga të tjera sëmundje. E njëjta gjë ndodh edhe nëse jeni i/e shkurtër. Ja çfarë zbulon gjatësia për shëndetin:

Anët e mira të të qenit i/e shkurtër

Jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga kanceri

“Kanceri i melanomës, tiroides, veshkave, gjirit, zorrës dhe rektumit, janë të lidhura ngushtë me gjatësinë”, thotë Geoffrey Kabat, epidemologjist tek Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn në Nju Jork.

Pas kryerjes së tri stiduimeve, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se gratë që janë mbi 1.75 m të gjata janë të rrezikuara të preken nga këto lloj kanceri, krahasuar me femrat që janë më të shkurtra. Femrat e gjata kanë organe më të mëdhenj dhe më shumë qeliza, prandaj shanset që të zhvillohen mutacione që çojnë në kancer janë më të mëdha”, shpjegon Kabut.

“Ekziston gjithashtu mundësia që hormonet dhe faktorët e rritjes që influencojnë gjatësinë rrisin gjithashtu rrezikun për kancer”.

Shanset për mpiksje të gjakut janë shumë të ulëta

Nëse jeni më të shkurtër se 1.70 m dhe keni një peshë thuajse normale, jeni tre herë më pak të rrezikuar të pësoni mpiksje të gjakut. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Tromso në Norvegji, gjaku duhet të pompojë në distanca të largëta tek femrat e gjata, prandaj ulet edhe rrjedhja e tij e shpejtë dhe rritet rreziku për të pësuar mpiksje të gjakut dhe goditje në tru. Ju nuk mund të ndryshoni gjatësinë, por disa kile më pak mund t’ju vijnë në ndihmë. Femrat e gjata që nuk kanë probleme me peshën, nuk kanë rrezik që të preken nga mpiksja e gjakut.

Mund të kapni të 90-at

Një nga gjenet që lidhet me gjatësinë është gjithashtu përgjegjëse për shtatin e shkurtër. Hlumtzuesit shkencorë nga Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn kanë zbuluar se mutacioni gjenetik që pengon faktorin e rritjes të bëjë punën e tij, rrit gjithashtu jetëgjatësinë.

 Anët e mira të të qenit i/e gjatë

Zemra është e sigurt: Femrat që janë rreth 1.70 m janë 28% më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës krahasuar me femrat që janë më të shkurtra se 1.60 m. Për çdo 6 cm gjatësi, rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës ulet me 14%. Sipas studiuesit Daniel Munoz, kardiolog tek Qendra Mjekësore Universitare në Nashville, gjenet e lidhura me të qenit i shkurtër rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit të keq LDL.

Keni kujtesë të fortë

Një grua që është 1.70 m është 50% më pak e rrezikuar të vdesë nga dementia se një tjetër që është 1.55 m. Hulumtuesit shkencor nga Kolegji Mjekësor i Universitetit  Edinburgh mendojnë se faktorët që kontribuojnë në shtatin e shkurtër, si sëmundjet në fëmijëri, stresi dhe dieta e varfër ushqyese, ndikojnë në rritjen e rrezikut më shumë se gjenetika.

Nuk do të keni vështirësi gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës

Nënat që janë mbi 1.65 m të gjata, janë 18-59% më pak të rrezikuara të preken nga diabeti gjatë shtatzënisë, se ata që janë më të shkurtra se 1.60 m. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Nju Jorkut, pasi kryen një studim tek më shumë se 220 mijë gra shtatzëna. Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë, megjithatë ata spekulojnë se gjenet e lidhura me gjatësinë kanë një ndikim tek toleranca ndaj glukozës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme