Ja përse është e pamundur t’i bëni “block” Zuckerbergut në Facebook

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 22:20 | Nga

Mark Zuckerberg ka shumë ndjekës në Facebook. Në fund të fundit, vetë ai e ka krijuar këtë rrjet social.

Por nëse tashmë jeni bezdisur nga postimet e Zuckerberg në Facebook dhe doni t’i bëni block, këtë gjë nuk mund ta bëni.

Zuckerberg tashmë nuk mund të bllokohet. Postimet e tij qëndrojnë shpeshherë në faqen kryesore, madje dalin jo rrallë si postime të fundit në krahasim me përdoruesit e tjerë. Kjo, pasi ai e krijoi rrjetin.

Nuk keni çfarë të bëni, Mark nuk mund të bllokohet. Kjo pasi ai ka marrë një numër të madh “block” nga përdorues të tjerë. Mesa duket, kur një profil në Facebook merr një numër të caktuar “block”, rrjeti social nuk lejon të ketë të tjera.

“The Guardian” shkruan se Zuckerberg nuk është i vetmi që nuk mund t’i bësh block, pasi e njëjta gjë ndodh edhe bashkëshorten e tij Priscilla Chan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme