Janë binjakë por lindën në vite të ndryshme

Arizona | 02 Jan 2017 | 20:34 | Nga

Janë binjakë dhe kanë një ndryshim unik mes tyre: vitin e lindjes. Duket si e pabesueshme, por është një fenomen që ndodh thuajse çdo vit.

Këtë vit të paktën 3 çifte binjakësh kanë ardhur në jetë brenda pak minutash që ndajnë dy vitet.

Datat e tyre të lindjes do të çudisin pa dyshim mësuesit dhe shokët e tyre në vitet në vazhdim.

Binjakët u lindën në spitalin Sharp Mary në San Diego. E para erdhi në jetë më 31 dhjetor në orën 23:56, ndërsa vajza tjetër pak minuta pas mesnatës së 1 janarit.

Atalanta: Këta binjakë u lindën në një spital në Gergioa të Atlantës. Vajza erdhi në jetë në orën 23:20, ndërsa vëllai i saj lindi një orë më vonë, 00:20, në ditën e vitit të ri.

Arizona: Everett dhe Sawyer Shay lindën në Qendrën Mjekësore Banner Thunderbird. Sawyer erdhi në jetë në orën 23:50 të 31 dhjetorit 2016, ndërsa binjaku i tij Everett lindi në orën 00:01 të 1 janarit 2017.

Everett është edhe fëmija e parë i lindur për vitin 2017, pasi ka ardhur në jetë vetëm 1 minutë pas hyrjes së vitit të ri. Duhet thënë se të dy fëmijët kanë ardhur në jetë me lindje natyrale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme