A janë mëngjarashët më shumë krijues?

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 21:10 | Nga

Mëngjarashët, dikur të stigmatizuar, sot janë të rrethuar nga një ndjenjë shumë më tepër dashamirëse. Ne i lidhim mëngjarashët me inteligjencën, mendimin e sofistikuar dhe talentin artistik.

Por a janë këto përgjithësime të mbështetura nga shkenca? A të bën vërtet të qenit mëngjarash më shumë krijues? Përgjigja për këtë është përfundimisht… ndoshta. Shkencëtarët kanë studiuar prej një kohë të gjatë veçantitë e mëngjarashëve, të cilët përbëjnë 10 përqind të popullsisë. Ata kanë kërkuar mbi lidhjet e supozuara mes një mëngjarashe dhe gjërave të tilla si sëmundjet mendore, sëmundjet e sistemit imunitar dhe sjelljet kriminale.

Ata kanë studiuar nëse mëngjarashët janë më të aftë në zgjidhjen e problemeve, dhe nëse ata kanë më shumë të ngjarë të vdesin të rinj. Nga të gjitha këto studime, ne mund të arrijmë përfundim vetëm për diçka:shkenca është e komplikuar. Një pjesë e vogël e studimeve, kanë zbuluar një lidhje midis mëngjarashëve dhe krijueshmërisë, dhe kjo nga fakti se mëngjarashët me mitet popullore u duhet vazhdimisht të vënë rregull në botën e djathtakëve.

Studime të tjera nuk kanë gjetur asgjë lidhje. Disa kanë arritur në përfundimin se mëngjarashët nuk janë më të zgjuar se djathtakët, ndërsa të tjerë shprehen se të parët gëzojnë qartazi një avantazh të qartë intelektual. Por a ka vërtet një personalitet mëngjrash? A janë ata më të prirë ndaj skizofrenisë dhe të mësuarit të aftësive të kufizuara? Varet se çfarë keni parasysh.

Por a “A janë mëngjarashë të ndryshëm?” mund të mos jetë pyetja e duhur . Gjatë viteve të fundit, një numër studimesh kanë arritur në përfundimin se nuk ka rëndësi cila dorë është dominante, por shkalla e dominimit. Sipas studiuesve, shumë pak njerëz janë realisht krejtësisht mëngjarashë apo djathtash; ka të bëjë me shumë me një spektër. Ne përdorim duart tona të majta për disa gjëra, dhe të djathtat për detyra të tjera.

Këto eksperimente kanë zbuluar se njerëzit drejt mesit të spektrit, janë mendimtarë më fleksibël. Ata duket të jenë më të ndjeshëm dhe më të aftë për t’i parë gjërat nga perspektiva e njerëzve të tjerë. Kur marrin parasysh rreziqet dhe përfitimet e çdo vendimi të caktuar, njerëzit me një dorë të papërcaktuar (siç i quajnë studiuesit ata) kanë më shumë gjasa për t’u përqendruar tek rreziqet, ndërsa njerëzit në skajet e jashtme të spektrit i kushtojnë më shumë vëmendje përfitimeve të mundshme.

Ata madje mund të flenë në mënyra të ndryshme. Duket sikur kemi synuar tua veshim stereotipet paksa më shumë mëngjarashëve. Por, kush e di? Kjo është një shkencë gjithnjë e në ndryshim dhe evoluim të vazhdueshëm. Nëse jeni një mëngjarash që kënaqet duke u ndjerë superior, ne nuk ju këshillojmë të pakësoni këtë entuziazëm. Për atë çka dimë, mund të keni të drejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme