Kanibalizmi, çka ju ndodh atyre që hanë mish njeriu?

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit mund të kishin praktikuar kanibalizëm për 100,000 vjet. Mishi i njeriut është më pak kalorik sesa mishi i kafshëve të mëdha parahistorike, duke përfshirë rinoqerontin, drerin e kuq dhe mamuthët, zbuluan studiuesit.

Shkencëtarët kanë sugjeruar më parë se njerëzit e hershëm u kthyen në kanibalë për të marrë një proteinë të nevojshme për t’u forcuar kur ushqimi ishte i pakët.

Por tashti, ata besojnë se stërgjyshërit tanë të hershëm mund të kenë festuar me mish njerëzor si pjesë e një rituali kulturor ose shoqëror.

Anekdotat e njerëzve të ndryshëm përgjatë historisë sugjerojnë se “ne kemi shije mes mishit të derrit dhe viçit”.

Sidoqoftë, ngrënia e mishit të njeriut vjen me një sërë ndërlikimesh shëndetësore të mundshme, përfshirë kontraktimin e sëmundjeve të shkaktuara nga gjaku si hepatiti ose Ebola, shkruan “Medical Daily”.

Mishi ynë përmban prione, të cilat janë versione të proteinave normale që humbin funksionin e tyre dhe bëhen infektuese.

Këto mund të transformojnë proteina të shëndetshme dhe të shkaktojnë një reaksion zinxhir të sëmundjes.

Konkretisht, nëse këto proteina përfundojnë në tru, ato përfundimisht shkaktojnë vdekje.   

Për dallim nga bakteret dhe kërpudhat, këto prione nuk zhduken nga nxehtësia.

“Ato mund të jenë të pranishme në çdo ind nervor, përfshirë organet dhe muskujt tanë. Sidoqoftë, ato janë më të zakonshmet në tru dhe indet nervore kurrizore”, shkruajnë studiuesit në botim.

“Ushqimi i mishit njerëzor nuk është gjithmonë i keq për ne, veçanërisht nëse nuk ka prione, por duke bërë kështu mbart një rrezik jashtëzakonisht të lartë që nuk ia vlen të zhyten dhëmbët”, përfundojnë studiuesit.

Prionet karakterizojnë disa sëmundje neurodegjenerative fatale dhe të transmetueshme te njerëzit dhe shumë kafshë të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme