Këshilla bazë për të shtruar një tryezë sipas rregullave

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Sa gota më nevojiten? A janë pirunjt majtas apo djathtas? MEGATEK ju largon stresin duke ju treguar një format bazë për shtrimin e tryezës në mënyrë që ju të prezantoheni si një amvisë perfekte.

Elementët që na duhen për të përgatitur një tavolinë.

  • Mbulesë tavoline;
  • Pjata;
  • Aksesorët e tavolinës;
  • Gota e ujit, verës, etj.;
  • Pecetat;

Aksesorët dekorativë të tavolinës:

  • Lule Natyrale;
  • Qirinj dekorativë;

Përgatitja e tavolinës                    

*  Vendoset sotopjata në të cilën nuk shërbehet por ndihmon në vendosjen e pjatave sipas rradhës së shërbimit. Në këtë mënyrë tryeza do të qëndrojë me estetike dhe e pastër.

* Vendosim aksesorët si: lugë, pirunj, thika, për aq pjata sa do shërbehen.

  • Piruni qëndron gjithmonë në të majtë;
  • Thika në të djathtën tonë me tehun nga brenda sotopjatës.
  • Luga po ashtu si thika vendoset në të djathtë.

* Sipër pirunit kryesor vendoset pjata e bukës dhe e gjalpit shoqëruar me thikën përkatëse.

* Vendosim gotat për aq pije sa do shërbejmë (uji, vere, birre, rakie,  etj).                                     

Vendosja e gotave bëhet sipas gjatësisë së tyre. Gota më e shkurtër qëndron sipër tehut të thikës dhe kështu me rradhë.

* Në fund vendosen pecetat që duhet të jenë në harmoni me ngjyrën e mbulesës së tavolinës.

Koha e përgatitjes së tavolinës:

15 Minuta


Të ngjashme