Këto fakte psikologjike do ju bëjnë të mendoheni dy herë

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 23:23 | Nga

  • Truri është vazhdimisht duke menduar, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për të menduar; meditimi mund t’ju ndihmojë të pushoni së menduari.
  • Në vend ta mendoni diçka si një problem, mendojeni si një sfidë. Do të bëheni më të motivuar për ta kapërcyer atë.
  • Njerëzit mendojnë ndryshe, kur flasin në një tjetër gjuhë. Sa më shumë gjuhë që të flisni, aq më shumë në mënyrë kreative mund të mendoni.
  • Ekziston një term në gjuhën japoneze, për të përshkruar kontrastin mes ndjenjave dhe dëshirave të vërteta të një personi, dhe mendimeve që ai shpreh në publik. Quhet Honne dhe Tatemate.
  • E pandërgjegjshmja juaj mund të përpunojë informacionin shumë më shpejt se sa e ndërgjegjshmja. Ajo mund të marrë një mendim më herët, para se ju ta dini.
  • Vetmia bën më shumë se sa t’ju trishtojë. Njerëzit që ndihen vazhdimisht të vetmuar kanë një risk 14% më të lartë të vdekjes së parakohshme, se sa ata që nuk ndihen.
  • Sa më shpesh që një person shihet nga dikush, aq më i pëlqyeshëm do të bëhet ai në sytë e tij. Ky njihet si efekti i thjeshtë ekspozimit.
  • Mendja juaj ka aftësinë të ndjejë kur dikush po ju shikon. Kujdes kur nuk shihni askënd.
  • Nëse ndiheni sikur i zvarrisni gjërat, thojini vetes se do të bëni 5 minuta nga ajo detyrë. Do e gjeni veten me dëshirën për të bërë më shumë, sepse keni kapërcyer atë që quhet ankthi i zvarritjes.

Të ngjashme