Kina paralajmëron qytetarët për rrezik nga të shtënat në udhëtimet në ShBA

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që të “vlerësojnë plotësisht rreziqet” e udhëtimit në SHBA, duke marrë parasysh të shtënat e kohëve të fundit, perderisa tensionet midis dy superfuqive janë në rritje.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi për kërcënime të tilla si grabitje dhe dhunë me armë..

Ministria e jashtme e Kinës gjithashtu tha se agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-ve kanë “ngacmuar” qytetarët e saj duke i marrë në pyetje.

Këto veprijme vijnë në mes të një lufte të pushtetit midis Kinës dhe SHBA-së mbi tregtinë.

SHBA rinisi luftën tregtare me rritjen e tarifave në maj si dhe zgjeroi konfliktin duke futur në listën e zezë gjigantin kinez të teknologjisë Huawei.

Të dyja palët kanë vendosur tarifa për miliarda dollarë mallra ndaj njëra-tjetrës gjatë vitit të kaluar, duke ndërprerë tregtinë dhe duke dëmtuar ekonominë globale.

Të ngjashme