Kitara e Elvis Presleyt shitet në ankand për një shifër rekord

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kitara akustike Martin D-18 e legjendës së muzikës rock and roll, Elvis Presley është shitur në ankand për një vlerë prej 1.32 milion dollarësh. Fituesi i tre çmimeve Grammy e bleu kitarën e tij ‘Sun Sessions’ në vitin 1954 në Dyqanin Piano të OK Houck në Memfis.

Gjatë periudhës dy-vjeçare që ai e zotëroi atë, Presley regjistroi këngë si “That All Right (Mama)”, “Blue Moon of Kentucky” si dhe “Good Rockin’ Tonight”. Kitara ndodhej në ekspozitë në Rock & Roll Hall of Fame në Cleveland, Ohio, dhe shpesh është referuar si kitara “The Sun Sessions”, shkruan abcnews.al.

Elvis Presley-Owned Guitar Sells for Record $1.32 Million at Auction

Elvis ishte në fillimin e karrierës së tij në kohën kur ai përdori këtë kitarë, të cilën e dekoroi me shkronjat metalike “ELVIS”. Vetëm katër shkronjat e para të emrit kanë mbetur, ndërsa S-ja mungon. Kjo është bërë kitara e dhjetë në histori e shitur me një çmim prej më shumë se 1 milion dollarësh.

Të ngjashme