Kjo është puna më e rehatshme në botë

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 20:13 | Nga

Imagjinoni një botë ku mund t’i kalosh ditët duke përkëdhelur kotele të vogla të adhurueshme.

Një klinikë veterinare në Dublin po e bën këtë ëndërr realitet duke reklamuar pozicionin e ri të punës “të përkëdhelësh mace”. Tingëllon puna më e bukur në botë.

Klinika veterinare Just Cats në Clonsilla, Dublin, po kërkon një person i cili çmendet pas maceve dhe i do shumë ato. Kandidati ideal duhet të ketë një eksperiencë kujdesi për macet që ndodhen në lagjen e tij dhe të ndjehet i lumtur kur t’i përkëdhel ato.

Por nuk mjafon vetëm kaq…

Ju gjithashtu duhet të keni “duar të buta, të afta për të përkëdhelur dhe përqafuar macet për periudha të gjata kohore”.

Ju gjithashtu duhet të “flisni butë” dhe “të dini të pëshpërisni ëmbël” për të qetësuar dhe macen më nevrike.

Por, çfarë është më e rëndësishmja?

Ju gjithashtu do t’iu duhet një kualifikim i njohur nga këshilli veterinar i Irlandës.

Për këtë pozicion fantastik pune mund të aplikoni duke dërguar CV tuaj dhe një email me arsyet pse jeni të interesuar për këtë punë në [email protected].

Paçi fat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme