Koleksioni milionësh me “Ferrari të harruar”, që u lanë në një fushë në Teksas

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra Ferrari janë braktisur në një fushë në Teksas për afër një dekade pasi pronari i tyre u sëmurë rëndë dhe nuk mundi të paguante depot për to.

Edhe pasi pagesat u bënë, veturat kanë mbetur aty për afër 10 vite pasi familja e koleksionistit dështuan në procedura ligjore, transmeton koha.net.

Tani vlera e koleksionit, e cila në atë kohë vlente mbi 1 milionë dollarë, është shumë më e vogël për shkak se veturat kanë pësuar dëme të mëdha.

Koleksionisti, emri i të cilit nuk është zbuluar, ishte një avokat i pasur nga Teksasi, i cili së pari u dashurua në Corvette.

Ai më pas u dashurua në veturat ekzotike evropiane, duke blerë fillimisht një Lotus, Lamborghini e disa Porsche para se ta zbulonte ‘dashurin e tij të vërtet’, e që ishin Ferrarit.

Koleksionuesi ka blerë 13 në total, duke përfshirë një 308 Quattrovalvole, një Testarossa, një 400i e tre 348s e dy 328 si dhe disa Ferriari Mondials, sipas dailymail.

Kur ai u diagnostikua me një sëmundje serioze në 2011-ën, koleksionuesi paguante një depo për të mbajtur veturat e tij të sigurta.

Por derisa gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej, koleksionuesi u vonua me disa pagesa për depon.

Pastaj, të gjitha veturat e tij u hodhën në një fushë, ku ato kanë qëndruar për vite me radhë, derisa pagesa e depos është bërë.

Familja e tij vetëm së fundi ka arritur që të marrë nën pronësi këto vetura. Ata pastaj kanë zbuluar se katër prej tyre mungonin.

Vetëm 11 Ferrari nga 13 sa ishin u gjendën, si dhe 2 Roylls Royce mungonin.

Shumica e veturave ishin të mbuluara nga pluhuri, e të shkatërruara nga moti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme