Kur bie në dashuri, humb apo shton peshë?

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 20:40 | Nga

Sa herë mund ta keni dëgjuar, që kur njerëzit të shohin se jeni dobësuar t’ju thonë: e ke nga dashuria.

Mirëpo, hulumtimi i ri shkencor ka konfirmuar se të jesh në një marrëdhënie mund të rrisë shanset për të fituar peshë.

Ky përfundim është bërë pas grumbullimit të të dhënave gjatë një periudhe 10-vjeçare nga 15,000 pjesëmarrës.

Ata zbuluan se individët në çifte peshojnë më shumë se njerëzit që janë “single” .

Sipas studiuesve, kjo gjë mund të shpjegohet për faktin se kur njerëzit janë në një marrëdhënie e lënë veten dore, pasi nuk kanë më nevojë që të duken tërheqës për partnerët e tyre.

Gjithashtu, studiuesit paralajmëruan se të kesh fëmijë mund të përkeqësojë situatën, sepse prindërit kanë tendencë të hanë mbetjet dhe ushqimet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme