Ky fëmijë i shpëtoi 14 plagëve të marra me thikë

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 09:40 | Nga

Një fëmijë ka bërë një rikuperim të mrekullueshëm, pasi u godit 14 herë me thikë dhe u varros i gjallë në Tajlandë.
Foshnja 7 muaj-she Aiden, u hodh me fytyrë në varrin 20 cm të provincës Khon Kaen, në Shkurt të këtij viti, vetëm pak ditë pasi ai kishte lindur.

Një bari me emrin Kachit Krongyt ishte shpëtimtari i vogëlushit. Teksa kishte kaluar pranë varrit, ai kishte dëgjuar të qara dhe kishte vënë re këmbën e tij nën një pemë.

Pas kësaj bariu 53-vjeçar më pas filloi gërmimin e tokës me duart e tij deri sa zbuloi të porsalindurin e plagosur.

Ai më pas nxitoi për ta dërguar në spital dhe për t’i trajtuar plagët që djali kishte marrë në trupin e tij të vogël.

Vogëlushi Aiden, i cilësuar si “mrekulli” është adoptuar tashmë nga dy prindër suedezë.

Doktorët dyshojnë se djali është abuzuar nga nëna e tij 42 vjeç.

Gjurmët e këmbëve dhe të motoçikletës të lëna në vendin e ngjarjes kanë ndihmuar policinë për ta gjetur atë.

Mbi nënën e vogëlushit rëndon akuza për tentativë vrasje dhe braktisje të fëmijës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme