Leopardi ngordh në kopshtin zoologjik, ishte infektuar me Covid-19

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Një leopard bore ngordhi pasi u infektua me COVID-19 në Kopshtin Zoologjik Miller në Illinois.

Rilu një leopard bore 11 vjeçar luftoi me pneumoninë që ishte shkaktuar nga COVID-19 para se të ngordhte sipas një postimi në llogarinë në Instagram të kopshtit zoologjik.

Rilu mbërriti në Kopshtin Zoologjik Miller në vitin 2011 nga Kopshti Zoologjik Oklahoma dhe gjatë kohës së tij këtu la 7 pasardhës që janë pjesë e Planit të Mbijetesës së Specieve thuhej në postim.

Leopardët e dëborës janë specie në rrezik sipas Fondit Botëror të Botës së Egër. Në botë vlerësohet që kanë mbetur 4,000 deri në 6,500 leopardë të këtij lloji dhe kërcënimet kryesore për mbijetesën e tyre janë gjuetia, humbja e habitateve dhe kriza klimaterike.

Fotografi i jetës së egër Joel Sartore që e kapi Rilu në një film tha në një postim në Instagram që leopardët po tregohen jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe shpesh është fatale për ta.

Ai në postimin e tij bëri thirrje që njerëzit të vaksinohen sepse nuk rrezikohen vetëm jetët njerëzore. Disa raste të tjera kafshësh që janë infektuar me COVID-19 janë raportuar nëpër botë, raporton CNN.

Në dhjetor dy hipopotamë rezultuan të infektuar më Covid-19 në kopshtin zoologjik në Antwerp dhe 3 leopard bore ngordhën muajin e kaluar në një kopsht zoologjik në Nebraska prej komplikacioneve që ishin të lidhura me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme