Mbretëresha është fanse e madhe e ushqimit francez, kërkohet kuzhinier

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Buckingham Palace ëshë duke kërkuar për një kuzhinier të dytë dhe ka një detaj në përshkrimin e punës që zbulon pikërisht atë që Mbretëresha pëlqen të hajë – ushqim francez!

Një pjesë e përshkrimit në lidhje me kandidatin e përshtatshëm vuri në dukje: “Ju duhet të keni njohuri të plotë të industrisë ushqimore dhe do të jeni i trajnuar në kuzhinën klasike franceze”.

Duke gjykuar nga ky referim, Mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore janë fansa të mëdhenj të këtij lloji të ushqimit.

Ish-kuzhinierja, Darren McGrady, e cila punoi në Buckingham Palace për 11 vjet, ka zbuluar se çfarë lloj ushqimi ka përgatitur për anëtarët e familjes mbretërore, njofton Klan Kosova.

“Ne përdorëm një listë të ushqimeve, kryesisht britanike dhe franceze”, tha Darren për HELLO! “Ne gatuam shumë ushqime tradicionale franceze.

“Por Mbretëresha nuk ishe e dhënë pas ushqimit. Ajo gjithmonë hante sa për të jetuar sesa që jetoi për të ngrënë. Prince Philip ishte ai që e donte ushqimin. Ai dëshironte të provonte receta të reja dhe gjatë gjithë kohës, ndërsa Mbretëresha duhej të shikonte të gjithë përbërësit e rinj që të thoshte: OK, le ta provojmë.

Një meny- libër i kuq me lëkurë, i shkruar në frëngjisht, do t’i dërgohej Mbretëreshës çdo javë, që përmban një varg recetash.

“Ne përgatitnim menynë tri ditë më herët në mënyrë që të kishim ushqimin gati”, tha Darren.

“Kuzhinierët zgjidhnin menynë dhe ajo do të vendoste një listë të atyre që nuk i donte. Ndonjëherë ajo vendoste diçka ndryshe, kur do të darkonte me Prince Andrew, e preferuara e tij ishte krem brule me portokall Sandringham. Ajo është si çdo nënë që kur i vije djali ose nipi në shtëpi, do të donte të përgatitet diçka. Nëse Princi William po vinte për çaj, do të ishte një tortë me çokollatë gjithashtu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme