Misteri 20 vjeçar i figurës gjigante në shkretëtirën e Australisë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 09:26 | Nga

Këtë javë bëhen 20 vjet që prej momentit kur një pilot helikopteri kishte zbuluar një njeri gjigant të vizatuar në një shkretëtirë në qendër të Australisë.

Figura 4.2 kilometra që gjendet në Australinë jugore, shpesh mendohej se shpërfaqte gjahtarin Aboriginal.

I quajtur “Marree Man” shkaku i qytetit më të afërt, është njëri prej dizajneve më të mëdha që është gjetur në tokë ndonjëherë. Por ende vazhdon misteri se kush e krijoi atë apo pse.

Gjatë kësaj jave, interpretuesi australian Dick Smith, ka ofruar 5 mijë dollarë amerikanë për çdo informacion rreth origjinës së kësaj vepre arti, transmeton Koha.net.

“Si është mbajtur sekret për 20 vjet?” ka pyetur ai në televizionin ABC.

“Marrree Man” e ka rrethuar misteri që prej zbulimit në vitin 1998 në shkretëtirën diku 700 kilometra në veri të Adelaides.

Fitoi popullaritet për turizmin ajror sepse figura është shumë e madhe për t’u vrojtuar nga toka.

Masa e kësaj figure është 28 kilometra dhe ka thellësi prej 35 centimetrash, raportojnë mediat lokale.

Banorët lokalë besojnë se njeriu Aboriginal shfaqet në këtë figurë duke mbajtur një shtizë në dorën e tij të majtë, transmeton Koha.net.

Phil Turner, hulumtues, është i bindur se krijuesi apo krijuesit ishin “profesionistë” që kanë përdorur teknologjinë GPS për figurën gjigante.

“Kushdo që e ka krijuar ka përdorur kunja bambuje çdo 10 kilometra”, ka thënë Turner për BBC-në.

“Nëse nuk keni koordinata, nuk do të kishit idenë se a do të gjendeshit në gishtin e tij të majtë apo në vetulla. Duke konsideruar se teknologjia GPS ishte e përdorshme në atë kohë, është e besueshme edhe kjo arritje e pabesueshme”.

“Nuk ka asnjë gabim – është profesionalisht e përfunduar”, shton ai.

Gjatë 20 vjetëve të ekzistimit të njeriut gjigant kanë ekzistuar disa teori se kush e krijoi atë.

Piloti Trevor Wright ishte i pari që e pa atë më 26 qershor të vitit 1998, transmeton koha.net. Por që prej zbulimit të tij kanë arritur qindra fakse të dërguara nga bizneset lokale dhe mediast, për t’i informuar ata për ekzistencën e “Marree Man”.

Disa dyshojnë se njeriu gjigant është krijuar nga artistë amerikanë pasi fakset e dërguara kishin theks dhe referenca amerikane. Në vendin e vizatuar është gjetur flamuri amerikan dhe unazat olimpike.

“Marree Man” ka filluar të zhduket gjatë viteve të fundit, por banorët lokal, me aprovimin e fisit Arabana, kanë përdorur makineritë për ta restauruar atë në vitin 2016.

“Ndoshta misteri është pjesë e këtij atraksioni, por asnjë njeri nuk më pyet se kush e krijoi apo diçka të tillë”, ka thënë Merrick, menagjere e Arabana Aboriginal Coroporation.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme