Mitet rreth vaksinave kundër Covid-19

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Studiuesit nuk patën vështirësi në financimin e studimeve, pasi ata morën fonde nga një gamë e gjerë sponsorësh.

Ndërkohë që bota lufton me një pandemi, shkencëtarët dhe ekspertët e mjekësië po përballen me një sfidë të re, që është dezinformimi rreth vaksinave.

Disa individë besojnë se vaksinat shkaktojnë një sërë sëmundjesh, por në të vërtetë vaksinat kanë shpëtuar jetën e miliona njerëzve.

Në këtë artikull, AgroWeb.org do të trajtojë disa nga mitet më të përhapura që lidhen me vaksinat COVID-19.

Vaksinat nuk janë të sigurta, sepse ato janë zhvilluar shumë shpejt

Edhe pse SARS-CoV-2 është një virus i ri për shkencën, identifikimi i virusit ishte më i shpejtë. Kjo sepse shkencëtarët kishin përvojë me patogjenë të ngjashëm dhe teknologjia është më e përparuar.

Duke qenë se COVID-19 ka prekur çdo kontinent, procesi i zhvillimit të vaksinave bëri që qeveritë në të gjithë botën të bashkpunonin.

Studiuesit nuk patën vështirësi në financimin e studimeve, pasi ata morën fonde nga një gamë e gjerë sponsorësh.

Një faktor tjetër që ngadalëson zhvillimin e vaksinave është rekrutimi i vullnetarëve, por në këtë rast ishte e kundërta.

Gjithashtu, shkencëtarët mundën të bënin disa prova njëkohësisht, të cilat kursyen shumë kohë.

Vaksina do të ndryshojë ADN-në

Disa nga vaksinat kundër COVID-19, funksionojnë ndryshe nga vaksinat tradicionale.

Një vaksinë mRNA jep udhëzimin për krijimin e një proteine ​​të patogjenit në qelizat tona.

Kur krijohet proteina, sistemi imunitar vepron duke e përgatitur atë për t’iu përgjigjur sulmeve të ardhshme nga i njëjti patogjen.

Pasi të ketë zbatuar udhëzimet, qeliza e prish proteinën. Kështu ajo nuk qëndron në trup dhe as nuk arrin në bërthamën e qelizës së ADN-së tonë.

Vaksinat mund të shkaktojnë COVID-19

Pavarësisht llojit të vaksinës, asnjë nuk përmban virus të gjallë.

Çdo efekt anësor, si dhimbja e kokës ose të dridhura, janë për shkak të përgjigjes imune dhe jo të një infeksioni.

Vaksina përmban një mikroçip

Disa besojnë se një mikroçip që gjendet në vaksinë do të lejojë elitat të ndjekin çdo lëvizje të tyre.

Por nuk është e mundur, pasi përbërësit e mikroçipit nuk mund të kenë madhësi aq të vogël sa të kalojnë nëpër një gjilpërë.

Në të vërtetë celularët tanë e zbatojnë këtë detyrë më së miri.

Vaksinat mund të ulin pjellorinë

Ky thashethem filloi për shkak të një lidhjeje midis proteinës spike që është koduar nga vaksinat me bazë mARN dhe një proteine ​​të quajtur syncytin-1.

Syncytin-1 është jetike që placenta të mbetet e lidhur me mitrën gjatë shtatëzënësisë.

Por edhe pse proteina spike ndan disa aminoacide të përbashkëta me sincin-1, ato nuk janë aq të ngjashme për të ngatërruar sistemin imunitar.

Personat që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë nevojë për vaksinë

Vaksina duhet të bëhet edhe nëse keni kaluar një infeksion SARS-CoV-2.

Kjo për shkak të rreziqeve të rënda shëndetësore që lidhen me COVID -19 dhe faktit që rinfektimi me COVID-19 është i mundur.

Pas marrjes së vaksinës, nuk mund ta transmetoni virusin

Një person i cili është vaksinuar mund të jetë akoma në gjendje të mbajë virusin. Pra ai gjithashtu mund të jetë në gjendje ta transmetojë atë.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse vaksinat do të parandalojnë infektimin, prandaj njerëzit duhet të vazhdojnë të tregojnë kujdes.

Personat me sëmundje të caktuara nuk mund ta bëjnë vaksinën

Njerëzit me sëmundje si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të mushkërive, mund ta bëjnë vaksinën.

Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, pasi ata rrezikohen të zhvillojnë simptoma akoma më të rënda.

Megjithatë ekziston një përjashtim! Kushdo që ka pasur një reaksion alergjik ndaj ndonjë vaksine në të kaluarën duhet të flasë me mjekun e tij

Të ngjashme