Momenti kur kamioni 10 tonësh shemb urën në Itali (Video)

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 13:30 | Nga

Ky është momenti kur një kamion ka rënë në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali. Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68-vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjeç.

Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit.

Pesha e kamionit ishte 10,8 tonësh dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim.

Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme