Mosdurimi mes dy gazetareve kineze pushton internetin (Video)

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 10:03 | Nga

Rrotullimi teatror i syve i një gazetareje kineze gjatë pyetjes së një gazetareje tjetër në një konferencë për media, ka marrë gjithë vëmendjen.

Videoja arriti të përhapej në rrjete sociale para se organi i censurës të ndërhynte. Incidenti ndodhi gjatë transmetimit direkt të konferencës për media, të Kongresit Kombëtar Popullor, me ç’rast zyrtarët e lartë kinezë pranojnë pyetjet e gazetarëve të mediave, kryesisht vendore, përcjell albinfo.ch.

Liang Xiangyi, gazetare e televizionit Yicai, u habit me pyetjen e gjatë dhe absurde të koleges rreth aseteve shtetërore kineze! Liang, e cila ishte e ulur afër gazetares që bënte pyetje, rrotulloi sytë dhe ia lëshoi një shikim të habitshëm.

I transmetuar në televizione të ndryshme në gjithë botën, incidenti u pa nga miliona njerëz, e madje u shndërrua edhe në GIF, por në Kinë shumica e videove parodike tashmë janë tërhequr.

Banorët e Pekinit, të intervistuar nga televizionet e shumta, po ashtu u pajtuan se ky moment ishte më interesanti në gjithë konferencën e gjatë dhe të orkestruar nga partia, derisa ajo u vlerësua e guximshme që ishte vetja.

Të ngjashme