Mrekullia e mbijetesës së bebes që lindi pas 22 javësh

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 16:59 | Nga

Austin Douglas ka lindur vetëm pas 22 javësh që ka ndenjur në barkun e së ëmës, pra, thuajse gjysmën e kohës normale prej 40 javësh të shtatzënisë.

Kur lindi, doktorët i lajmëruan menjëherë prindërit se ishte gati e pamundur të mbijetonte. Tani, kanë kaluar 10 javë nga lindja e të voglit dhe doktorët po shohin që organet e tij por formohen dhe lëkura dikur transparente po zhvillohet.

“Mrekullia e vogël”, siç e kanë quajtur të gjithë, së shpejti mund të jetë gati për të shkuar në shtëpi.

Prindërit e Augustinit, e ëma Helen dhe i ati Rhys, po shpresojnë që ta çojnë djalin në shtëpi në datën 28 korrik, datë kjo kur ishte parashikuar edhe lindja normale e tij.

Helen ka treguar se kishte dhembje të tmerrshme stomaku e më pas hemorragji, në ditën e lindjes së saj të parakohshme. Për fat, së shpejti, të gjitha do të jenë vetëm kujtime të këqija!

SWNS PREMATURE BABY 011

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme