Muzeu që ruan sekretin e “Coca-Cola

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Gruaja aziatike arrin ta mundë frikën dhe më në fund lëshohet nga helikopteri me parashutë. Gjyshja afrikane mbetet e stepur nga befasia që ia bëjnë nipërit e mbesat për ditëlindje.

Familja hinduse shikon e lumtur fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndriçojnë qiellin. Një ushtar amerikan kthehet në shtëpi nga zonat ku ka shërbyer. Një vajzë i hedhet në përqafim të dashurit pasi i thotë Po propozimit të tij për martesë.

Këto janë vetëm disa përjetime të njerëzve të moshave dhe kulturave të ndryshme nga i gjithë globi, që shfaqen në ekranin gjigant të kinemasë së vogël gjysmëhark, shkruan sot Koha Ditore.

Që të gjithë i festojnë momentet e gëzimit duke hapur e cakërruar shishet e “Coca-Colas”.

“Faleminderit që na lejoni në botën tuaj. Tani na lejoni ne t’ju ftojmë në botën tonë”, dëgjohet një zë femre në përmbyllje të videos gjashtëminutëshe. Sakaq dy dyer të mëdha skaj ekranit hapen dhe vizitorët ndjekin dritën që depërton prej tyre për të dalë në hollin e madh me kulm të xhamtë. Aty u shfaqet bota e madhe e “Coca- Colas”.

I madh është edhe numri i vizitorëve që kanë kureshtje ta njohin atë në një pasdite fundgushti.

Muzeu i pijes më të famshme në botë ndodhet në vendlindjen e saj, në Atlanta, Georgias.

“The World of Coca-Cola” (Bota e Coca- Colës) është muze dykatësh në formë gjysmëharku. Hyrja aty është me pagesë dhe vizitori duhet të kalojë nëpër kontrollin e skanerit. Ngjitur me muzeun është ndërtesa e lartë ngjyrë çimentoje, ku ndodhet selia e kompanisë që prodhon pijen me të cilën ka më shumë se një shekull ëmbëlsohet dhe freskohet njerëzimi.

Një plagë, morfina dhe “Coca-Cola”

Mbrëmjen e 16 prillit 1865, kalorësit e Unionit dhe Konfederatës ishin përleshur në urën e Columbias, në Georgia, që njihet edhe si beteja e fundit e Luftës Civile në SHBA.

Gjatë luftimeve koloneli i Konfederatës, John Pemberton, kishte marrë plagë të thella në gjoks nga shpata dytehëshe dhe ishte tërhequr nga fushëbeteja. Mund të duket e pabesueshme, por është pikërisht plaga e tij arsyeja që ne sot kënaqemi me pijen magjike dhe mrekullohemi me reklamat e saj..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme