Muzikanti që bën muzikë me gjethe

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Lou Wenjun është një muzikant nga Kina  i cili nuk i bie asnjë instrumenti tradicional, por bën muzikë me gjethe.

Madje ai për veten thotë se është muzikanti më i mirë i gjetheve në Kinë.

“Një gjeth është instrumenti më i lirë në botë. Në fillim t’iu fryje gjetheve përdorej për imitim të insekteve dhe zogjve, mirëpo gradualisht njerëzit kishin filluar që ta përdorin për të bërë muzikë në vend se të krijojnë vetëm tinguj”, ka thënë Wenjun për GBS.

Ai vjen nga minoriteti Buiy, dhe pohon të ketë kalitur këtë talent që nga mosha gjashtë apo shtatëvjecare kur ruante kopetë në vendbanimin e tij, dhe tani ka 40 vjet që e bën këtë muzikë qëkur ajo tani po luhet edhe në skenë.

Wenjun thotë se ka udhëtuar nëpër vende si SHBA-ja, Franca, Kanadaja, Polonia, Italia dhe në shtete të tjera për të performuar.

Për të bërë muzikë përmes një gjethi, ai thotë se së pari duhet zgjedhur gjethin e duhur. Sekreti është që të gjendet një gjeth i mirë, i rrafshët dhe i lëmuar.

Gjethi gjithashtu, sipas Wenjun-it, duhet të ketë elasticitet të mirë dhe një hark të caktuar.

“Përderisa e zgjedh gjethin e duhur, tingulli që e nxjerr është i pazëvendësueshëm nga instrumentet tjera muzikore”, vijon ai.

“Kur e keni një copë të gjethit, e vendosni mes duarsh. E mbani, e palosni pak para se ta vendosni në gojë”.

“Provoni që t’i fryni me frymë. Gjethi do të vibrojë dhe do ta lëshojë një tingull”.

Ai tregon se posa të mësoni se si t’i fryni, rrjedhimisht do të mësoni edhe se si ta kontrolloni melodinë, dhe se mund t’i luani të gjitha notat.

Wenjung madje e ka krijuar një këngë solo të gjetheve të quajtur “Tingulli i Gjetheve”.

Përpos që performon vetë, ai gjithashtu thotë t’i ketë mësuar qindra mijëra studentë përgjatë 30 vjetëve se si të bëjnë muzikë.

Të ngjashme