Mysafiri më i paguar në botë në një televizion, ka fituar 147 milionë dollarë për një vit

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarja amerikane, Judy Sheindlin është zyrtarisht personi më i paguar në botë si mysafire në një televizion. Ajo ka fituar 147 milionë dollarë nga data 1 qershor 2017 deri me 1 qershor 2018.

Judy me rrëfimet e saj nga gjykata, ka mesatarisht 10 milionë shikues të përditshëm në emisionin me biseda nga gjyqi të quajtur “Hot Bench”. Forbes vlerësoi të ardhurat nga data 1 qershor 2017 deri më 1 qershor 2018, bazuar në të dhënat nga Nielsen, IMDB dhe Box Office Mojo.

Ellen DeGeneres vjen në vendin e dytë me fitime prej 87.5 milionë dollarë, në sajë të shfaqjes së saj të shquar Ellen.

Në vendin e tretë është këshilltari i përhershëm i Dr. Phil McGraw me përfitime prej 77.5 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme