NASA po punon për zbulimin e një planeti të banueshëm

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 15:53 | Nga

Astronomët që janë vënë pas shenjave të jashtëtokësorëve, janë në kërkim të ndonjë planeti tjetër të banueshëm.

Megjithate shkencetaret pretendojnë të gjejnë ndonjë planet, që është edhe më i përshtatshëm për banim se Toka.

“Nga një sërë planetësh të banueshëm, Toka mund të jetë në mesin e atyre që janë pak të banueshëm, edhe pse ky qëndrim mund të tingëllojë shumë i çuditshëm”, kanë shkruar astronomët, René Heller dhe John Armstrong, të cilët e kishin dhënë këtë ide.

Një botë ‘shumë e banueshme’ me shumë gjasë duhet të jetë shumë më e madhe dhe me e vjetër se Toka, në atë planet duhet të ketë prani të gazrave dhe shenjave të tjera të jetës.

Planetët, që janë më afër yjeve të tyre, mund të jenë shumë më të përshtatshëm, për jetesë sesa planetët që janë më larg yjeve të tyre, siç është rasti i planetit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme