Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 16:06 | Nga

Francisco Nunez Olivera, njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në shtëpinë e tij në Spanjë një muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e 113-të.

Ai vdiq rreth orës 10.30 të mbrëmjes së të hënës.

Olivera, i lindur më 13 dhjetor të vitit 1904, ishte i njohur në vend si “Marchena” një pseudonim që iu dha atij kur një fëmijë e ngatërroi me këngëtarin e famshëm spanjoll Pepe Marchena.

Fermeri në pension thuhet se ecte çdo ditë në fshatin e tij derisa mbushi 107 vjet dhe filloi të lexonte përsëri në moshën 98 vjeçare pas një operacioni për të kuruar kataraktet e tij, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme