Ndryshimet trupore që pësoni gjatë udhëtimit me avion

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Vetëm mendimi për të ndërruar vend është i mirë dhe relaksues.

Të tilla janë edhe fluturimet me avion, ani se ndonjëherë janë edhe të lodhshme kur distancat janë të mëdha.

Por a keni menduar ndonjëherë për ndryshime që pëson trupi juaj gjatë udhëtimit me avion, transmeton Klan Kosova.

Ne ju sjellim disa nga këto ndryshime.

Këmbët ju enjten

Mungesa e lëvizjes së këmbëve për një kohë të gjatë mund të çojë në mpirje ose fryrje të tyre.

Shija juaj për ushqimin ndryshon

Shkencëtarët kanë zbuluan se zonat e trurit përgjegjëse për preferencat e shijes funksionojnë ndryshe gjatë fluturimit

Probleme me lëkurën

Dehidratimi gjithashtu shkakton probleme të lëkurës dhe puçrra fytyre. Ju këshillojmë të merrni disa kremra hidratues për të qëndruar të sigurt.

Keni dhimbje veshësh

Zhurmat në avion do ju shkaktojnë dhimbje veshësh, një palë kufje ndoshta do të jenë zgjidhja që ju të mos i dëgjoni zhurmat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme